Ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në një intervistë për Infomaks thekson se ministri aktual i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov vetë i kishte ofruar Gruevskit për t’u vendosur në detyrë e ministrit të Jashtëm në kohën kur Milloshoski kishte dhënë dorëheqje nga ky post.

“Nikolla Dimitrov asnjëherë nuk ka qenë anëtar i VMRO-DPMNE-së. U ofrua për post në periudhën kur Milloshoski dha dorëheqje. Ai erdhi në zyrën time dhe tha se ishte i gatshëm të veshë fanellën e partisë në qoftë se do merrte postin e ministrit të Jashtëm. Mendova seriozisht dhe solla vendimin për të vënë Nikola Popovski në atë post. Ai kurrë nuk ka pasur librezë partiake. Dimitrov është një person i shquar për të hyrë nën lëkurë, për të bërë fytyra, mjeshtër i vërtetë për një gjë të tillë “, tha Gruevski.