OBRM-PDUKM së bashku me kolacionin e saj të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, sot programin e tyre për zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë prezentuar para qytetarëve të Gostivarit. Nikolla Gruevski u shpreh se zgjedhjet e 11 dhjetorit partisë së tij, do t’i sjellin 63 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 11 dhjetor, OBRM-PDUKM-ja do të ketë fitore, por gjithashtu deri tek LSDM-ja populli do të dërgojë një porosi të fuqishme përmes dështimit që i pason, humbje për shkak se e nënçmojnë qytetarin maqedonas, humbje sepse bëjnë tregti me interesat e shtetit dhe nacionalitetit që të vijnë në pushtet, humbje sepse mendojnë se dikush tjetër duhet t’i bëjë kryeministër dhe parti në pushtet”, tha mes tjerash Gruevski.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria e udhëhequr nga partia e tij do të vazhdojë me projektet për invesime kapitale në vend./Telegrafi/