Ballina Lajme Maqedoni Gruevski: E dinë BDI-ja se si të mos realizohet dygjuhësia

Gruevski: E dinë BDI-ja se si të mos realizohet dygjuhësia

“Dy gjuhësia në të gjithë territorin nuk mund të realizohet nëse VMRO-DPMNE është kundër”, ka deklaruar ish kryeministri Nikolla Gruevski më intervistën e tij dhënë për gazetën Dnevnik, transmeton Portalb.

Në pyetjen se si mund të stopohet realizimi i dygjuhësisë nëse LSDM shkon në koalicion me partitë shqiptare, Gruevski i prerë në qëndrim:

“E dinë në BDI se si”, tha shkurt ai.

Sipas tij, shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Megjithatë, ai, një ditë para se presidenti Ivanov t’ia japë mandatin, paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeveri, por përkujton BDI-në se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit, por se ata kanë qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa tyre kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptar.