Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka komentuar nga foltorja e Kuvendit programin e qeverisë së re duke thënë se është qesharak dhe nuk garanton rritje ekonomike.

“Edhe pse pas 11 vitesh na sulmuan shërbime të jashtme ne vazhduam të bëjmë punë të madhe. Duke e thyer principin e fituesit me fituesin, është formuar edhe shumica e re parlamentare dhe tani qeveria e re e vendit. Kjo do të jetë qeveri e dhunës se ashtu ka ardhur në pushtet. Interesat personale janë vendosur mbi ata shtetërore. Përveç kësajne shohim se kjo qeveri ka qëllime tjera, e jo NATO-n dhe BE-në. Sot e dje jeni lavdëruar shumë. Sot e dje ju kemi dëgjuar se keni dhënë shumë premtime. 10 herë qytetarët ju kanë mundur duke na votuar neve. 10 herë qytetarët ju kanë mundur. 10 herë. Koha do të tregojë se kush do të fitojë për Maqedoninë. Në vitin 2006 ne e kemi marrpushtetin me një milionë euro. Nga dita e parë ne kemi pasur buxhet të bllokuar. Ne e kthyem këtë gjendje duke ju lënë buxhet të pasur dhe të shëndosë. Kemi ulur tatimet. Kemi rritur rrogat dhe pensionet. Kemi punësuar mbi 700 mijë qytetarë që ju i lat rrugëve. Sot, çdo ditë hapet nga një fabrikë. Nuk kishim promotor të investimeve. Gjetëm njerëz me përvojë. Ulja e tatimeve dhe thithja e investimeve kanë qenë puna jonë më e madhe. Por, koha do të tregojë kush eka mirë e kush gënjen”

Gruevski gjithashtu tha se shqiptarët në kohën e OBRM-PDUKM-së ishin më mirë në historinë e vendit.