Pasi që u shpall zyrtarisht në kërkim dhe policia vizitoi shtëpinë e tij, shtohen dilemat se ku mund të fshihet Nikolla Gruevski. Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja e tij Borkica i ka thënë policisë se për herë të fundit e ka parë të premten, që përputhet me dëshmitë se ai është parë të premten duke hyrë në selinë e VMRO-së në Shkup.

Spekulimet janë se ai aty po pret abolicion nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov. Në të kundërtën policia mund të sigurojë urdhër për bastisjen e Pallatit të bardhë, në tentim për të kapur ish kryeministrin Gruevski.