Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është sëmurë, dhe këtë e vërtetojnë kollitjet e tij të shpeshta.

Në një intervistë për revistën “Republika”, Gruevski ka thënë se ka bërë vizita të shumta, por sëmundja e tij nuk ka shërim, por vetëm mjekim të herë pas hershëm.

 
“Çdo dimër shkoj në kontrolle mjekësore. Diagnoza përfundimtare është alergji dhe kollitja është vetëm pasojë. Në të kaluarën kam pasur probleme me sinuset, por atë problem e kam ndjekur deri diku.

Alergjia më paraqitet çdo vjeshtë dhe dimër dhe manifestohet vetëm me kollitje të rëndë dhe se nuk ka në ilaç për të, por vetëm shërim i përkohshëm me ilaçe.

Është kollitje e pakëndshme dhe merr shumë energji. Mjekët thonë se ai që do të zbulojë ilaç për shërim afatgjat të alergjive do të fitojë çmimin Nobel”, ka thënë Gruevski. /albeu.com/