Unë jam maqedonas, kam një porosi për të gjithë shqiptarët, çdo shqiptar që planifikon të ardhmen e tyre në këtë vend me këta kufij, në një Maqedoni unitare, më ka mua si aleat dhe VMRO-DPMNE dhe koalicionin me ne, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski  në tubimin e mbrëmshëm që u mbajt në Karposh të Shkupit,njofton TetovaSot.

“Ne kujdesem për të gjithë në mënyrë të barabartë, ndërtojmë ujësjellësa edhe tek zonat maqedone, ndërtojmë edhe ujësjellësa edhe tek zonat shqiptare, ndërtimojmë sisteme të kanalizimit edhe tek shqiptarët por edhe tek maqedonasit, ndërtojmë tek turqit, ndërtojmë edhe tek komuniteti rom. Ne ndërtojmë rrugë kudo. Mos t’i mashtrojë njerëzit Zaevi, nuk është në dijeni se çka po krahason dhe në çfarë rrëmuje po e çon Maqedoninë. Ne duam që ky vend të mbetet i tërë, që bashkërisht të mbetemi, bashkërisht të jetojmë dhe bashkarisht të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së, ky është qëllimi ynë për të forcuar ekonominë tonë, të zvogëlojmë papunësinë, të shkojmë përpara së bashku, dhe të mos të frikësohemi nga skenarët e dikujt”, tha Gruevski./TetovaSot