Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nukolla Gruevski, në fjalimin e tij në Kuvend pak çaste para votimit të Qeverisë së re, tha se 10 cikle zgjedhore populli i dha mbështetje VMRO-së ndërsa LSDM mori 10 humbje edhe në zgjedhjet e fundit.

“Në këto besime në gënjeshtrat e tyre, dua ta kujtoj LSDM-në se çka na la dhe çka lamë ne. Do t’u kujtoj se në 2006 ne gjetëm 1 milion euro dhe që në muajin e parë u ballafaquam me bllokadë të llogarisë. Tani e lëmë buxhetin të mbushur. Gjetëm ligj për TVSH që në çdo sektor ishte rritur dhe i ulëm në 5 për qind, TVSH për barna, transport, kompjuter, turizëm, i ulëm ne nivel që Maqedonia vitin e kaluar ishte vendi me tatim më të ulët në botë”, tha mes tjerash Gruevski.

Gruevski numëroi edhe një sërë gjërash të cilat i paraqiti si arritje të partisë së tij, duke shtuar se tani e ka radhën LSDM-ja. Megjithatë, Gruevski tha se koha do të dëshmojë se kush ka të drejtë. /SHENJA/