Kryetari i nderit i VMRO Nikolla Gruevski përmes profilit të tij në facebook ka publikuar disa rreshta mbi banalitetin e gjendjes momentale në të cilin kalon shteti.
“Qeveria këto ditë ka mbajtur konferencë për buxhetin në sallën e re të parlamentit në katin e mbindërtuar që është pjesë e projektit Shkupi 2014, deri dje cka nuk kanë thënë për këtë projekt duke thënë se është harxhuar para në mënyrë joproduktive, tash në vend që të paguajnë për salla private nëpër hotele konferencat i mbajnë në salla të cilat i kemi ndërtuar ne, ankohen por ministrat u akomoduan në ndërtesën e re të MPJ, të bujqësisë etj. Tash ministri i transportit, drejtori i ELEM dhe një pjesë e madhe e drejtorive janë vendosur në ndërtesën e bërë nga ne, madje hedhin fjalë të këqija në drejtimin tonë që bëmë shumë ndërtesa si duhet për gjithë administratën shtetërore”, ka shkruar kështu Gruevski, transmeton Zhurnal.mk.
“Do të paguajnë tatime të larta dhe do heshtin, në emër të demokracisë dhe partisë”, kështu ka shkruar mes tjerave ish kryeministri Nikolla Gruevski në facebook.