Është me rëndësi esenciale dalja nga kriza politike, për të cilën është i nevojshëm angazhimi dhe kontributi i të gjithë bartësve politik në arritjen e zgjidhjeve që do të shtojnë besim në proces, u pajtuan në takimin e sotëm, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me diplomaten amerikane, Viktoria Nulland.

Në takim diskutohej për sfidat aktuale politike, modalitetet për tejkalimin e krizës politike si dhe interesit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski theksoi se zgjedhjet janë dalja e vetëm nga kriza e imponuar politike nga ana e opozitës, se VMRO-DPMNE i dëshiron dhe është e përgatitur për to, por e përmendi faktin se për të ndodhur ato është e nevojshme obligimi nga ana e opozitës se të gjitha kushtet për zgjedhje janë plotësuar, nuk ka pengesa për mbajtjen e tyre dhe se aty do të marrin pjesë të njëjtit, me qëllim që të mos krijohen ankesa për shtyrjen e tyre”, njoftuan nga VMRO-DPMNE pas takimit.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së është theksuar se interes i lartë është progresi në proceset integruese, anëtarësimi në NATO si dhe zbatimi i agjendës reformuese intensive e lidhur me BE-në e cila nënkupton progresin e gjendjeve dhe kritereve në më shumë sfera si dhe zgjidhjet ligjore të propozuara nga Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Gruevski iu falënderua për përkrahjen e deritanishme, SHBA-ve, me çka është kontraktuar një komunikim intensiv edhe në të ardhmen për të gjitha gjërat e interesit të përbashkët.