Ballina Lajme Kryesoret Gruevski: Me programin e ri, fitore të re

Gruevski: Me programin e ri, fitore të re

VMRO-DPMNE-në dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në zgjedhjet i pret fitore historike, ndërsa LSDM-në humbje e re historike, porositi kryetari i VMRo-DPMNE-së Nikolla Gruevski në mitingun e koalicionit sonte në Sveti Nikollë.

Sipas Gruevskit, puna e kaluar dhe programi i ri “Realisht” do të sjellin fitore të re të madhe. VMRO-DPMNE-ja do të fitojë për shkak të shumë arsyeve, arritjet, premtimet, realizimet… Arsyeja për shkak të së cilës duhet të fitojë LSDM-ja, sipas Gruevskit, është kriza në të cilën e kanë futur shtetin në dy vitet e fundit dhe të cilën të gjithë qytetarët dëshirojnë të përfundojë.

Në tubim u drejtua edhe bartësi i listës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Ilija Dimovski. Në Sveti Nikollë, potencoi, janë hapur 2.306 vende të reja pune. Në Maqedoninë lindore investohet vetëm kur VMRO-DPMNE-ja është në pushtet, tha Dimovski.