Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se në Kuvendin e Maqedonisë po zhvillohet luftë politike për të mbrojtur vendin dhe jo për pushtet.

Sipas Gruevskit, lufta e partisë së tij në Kuvend po e pengon LSDM-në dhe se tashmë ajo ka frikë për të ardhmen e saj, e sidomos kreu i kësaj partie, Zoran Zaevi.
Gjithashtu, kreu i VMRO-së ka akuzuar kreun e Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë se do ta paguajë shtrenjt faturën nëse arrin të formojë qeverinë dhe nëse partia e tij kalon në opozitë.

Kujtojmë se nga LSDM-ja këmbëngulin se Gruevski duhet të kalojë në opozitë dhe t’i hapë rrugën krijimt të qeverisë së re.