Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi të mos pranojë ankesat e Gordana Jankulloskës dhe konfirmoi vendimin e shkallës së parë, me çka ish-ministrja duhet të vuajë dënimin me burg.

Nikolla Gruevski nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se nuk është i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, që sipas tij është vetëm një pjesë e përndjekjes politike të pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev, përmes ndërmjetësve të tij që vepronin dhe transmetonin mesazhe në emër të tij, më shpesh avokati i tij i ngushtë, ushtronte vazhdimisht presion dhe ndikim në Gjykatën e Lartë dhe bëri të njëjtën gjë në gjykatat më të ulëta, përfshirë Gjykatën Penale për lëndë të tjera nga korpusi i atyre rasteve të krijuara me motive dhe ndërhyrje politike dhe që janë pjesë e përndjekjes politike në Maqedoni”.

“Mesazhi çdo herë është nga një personazh, vetëm ‘postierët’ ndonjëherë ndryshohen, ndërsa jo rrallë ‘dërgesa’ është edhe personale, ndonjëherë edhe publike”, shkruan Gruevski.