Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me ambasadoren e Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen. Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike, qëndrimet e OBRM-PDUKM-së në lidhje me çështjet kyçe në vend si dhe bashkëpunimin në planin ekonomik me Republikën Popullore të Kinës.

“Nga OBRM-PDUKM-ja është theksuar se populli është i vetëdijshëm për gjendjen dhe për atë që po na ndodh në dy tre vitet e fundit. Për shumë punë që tani LSDM-ja i pranon, gjatë kohës së fushatës zgjedhore na akuzonte se po i gënjejmë qytetarët kur thonim se ata këtë do ta pranojnë. Jo vetëm që e miratuan atë që e përmendëm, por edhe pranuan masa të shumta të dalura nga një platformë e cila është krijuar në shtetin fqinj nga kryeministri i atjeshëm”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Gruevski edhe gjatë këtij takimi ka përsëritur qëndrimin e tij për të dalur nga kriza, zgjedhje të parakohshme ose LSDM-ja të largohet nga Deklarata shqiptare.