VMRO-DPMNE-ja nuk do të pajtohet me vazhdimin e mandatit të PSP-së sepse siç thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për “Dnevnik”, institucioni punon nën sugjestion të disa ambasadave.

 Është evident se dikujt prej jashtë i duhet PSP-ja për vazhdimin e krizës në Maqedoni dhe për ta mbajtur peng i një partie politike në Maqedoni, duke pasur parasysh se janë fokusuar vetëm në një parti, edhe pse pohohej më parë se tërë shteti është përgjuar. Doli se kanë përgjuar vetëm veten. Gjithë këtë e them për të shpjeguar se nuk ka nevoja juridike dhe thelbësore për vazhdimin e 18 muajve të PSP-së, por se faktorët e jashtëm kanë nevojë politike, për shkak të realizimit të disa qëllimeve dhe interesave të tyre të tjera. Ideja për prolongimin e atyre 18 muajve nuk buron prej PSP-së. Këtë e di, nuk e supozoj. Për shkak të kësaj, ne kemi sjellë një vendim se VMRO-DPMNE-ja nuk do të pajtohet për vazhdimin e afatit të PSP-së dhe këtë e kemi publikuar disa herë – thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Gruevski.