Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur për dëgjim te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale, si i dyshuar në rastin e PSP-së “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos.

Përreth gjykatës ka forca të shtuara policore.

Gruevski në gjykatë ka ardhur me avokatin Nikolla Dodovski dhe zëdhënësin e Qeverisë Aleksandar Gorgiev.

PSP kërkon që tu caktohet masa për kujdesje Gruevskit, Mile Janakievskit dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës, të tre të dyshuar në këtë lëndë