Partia e mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisë së re, OBRM-PDUKM, njoftoi se janë të papranueshme kushtet që i ka vendosur BDI-ja për formimin e Qeverisë së re. BDI ka vendosur elementet kyçe, nga të cilat nuk do të tërhiqet me cilën do parti dhe cili do mandatar duhet t’i pranojë. Kushtet e BDI-së janë: pranimi i gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe përshpejtimi i proceseve eurointerguese.

 

Nikolla Gruevski ka afat deri më 29 janar të sigurojë shumicë në parlament dhe ta formojë kabinet. Partia e tij në zgjedhjet e parakohshme fitoi 51 mandate, ndërsa me 10 deputetët e BDI-së do të arrinte të formonte shumicë prej 61 deputetëve në Kuvend me 120 vende.

Përderisa Gruevksi nuk arrinë ta formon Qeverinë deri më 29 janar, mandati duhet t’i jepet liderit të partisë së dytë me më shumë mandate, Zoran Zaevit nga LSDM-ja të cilët kanë 49 mandate./Telegrafi/