Presidenti Ivanov deri më 9 janar pritet që të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Partitë publikisht nuk pranojnë se cilat janë intensitetet e bisedimeve, nga VMRO theksojnë se presin që të marin mandatin fillimisht e më pas të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Nga LSDM shtojnë se fjala e Gruevskit më në politikë nuk vlenë asgjë duke shtuar se sa më shpejtë të kuptojnë se Gruevski nuk duhet të jetë në skenën politike aq më mirë për ta dhe për vendin.

Por sa janë të gatshme partitë tjera të bëjnë koalicion me Gruevskin?

Nga Aleanca për shqiptarët deklarojnë se nuk do bëjnë koalicion me persona nën hetime ndërsa Lëvizja Besa hedh poshtë kategorikisht koalicionimin me VMRO.

Ndërkohë që celësi vazhdon të jetë tek BDI e cila për momentin heshtë por bën thirje se do vazhdojë të mbështesë qëndrimet e partive shqiptare pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama./zhurnal.mk