Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE edhe sot vazhdoi tubimet dhe takimet me qytetarët. Tubimet e sotme kjo parti i ka mbajtur komunat Aerodrom dhe Karposh . Kryetari kësaj partie, njëherit edhe bartësi i listës zgjedhore numër 4, Nikolla Gruevski, gjatë fjalimit të tij tha që 11 dhjetori do të jetë dita kur qytetarët do të flasin për të gjitha investimet dhe projektet që kjo parti i ka bërë deri më tani.

“11 dhjetori është dita kur zëri i shumicës do t’i thotë stop kësaj politike destruktive të opozitës, që do të thotë “po” për një Maqedoni që do të shkojë përpara. Maqedoni e cila ofron mundësi, jep mundësi, që realizon projekte, që i zgjidh problemet e gjithë popullit në Maqedoni, edhe të maqedonasve edhe të shqiptarëve, të romëve, të sërbëve, të boshnjakëve, të vllehëve, të turqëve e kështu me radhë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.