Gjykata penale ka sjell vendim dhe ka ndërprerë procedurën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për rastin “Trajektorja”, që ka të bëj me ndërtimin e autostradave në vend. Avokati i tij i përcaktuar sipas detyrës zyrtare e ka kërkuar këtë për shkak të vjetërsimit të veprës, për faktin se për dallim nga të akuzuarit e tjerë, Gruevski ishte i dënuar me propozim akuzë për dënim prej 1-3 vjet, për marrje të shpërblimit për ndikim joligjorë.

Tani nga buxheti i shtetit Gjykata duhet të paguaj harxhimet për procedurën në veprën e Nikolla Gruesvkit, avokatët e angazhuar deri tani si dhe avokatët e angazhuar sipas detyrës zyrtare.

Në këtë rast përveç Nikolla Gruesvkit të akuzuar janë edhe bashkëpunëtorët e tij Vlladimir Peshevski, Mile Janakievskiu dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievsk.