Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Këto ditë e shënojmë 25 vjetorin e momentit historik kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë masovikisht dolën dhe votuan për shtetin e pavarur. Synimi shekullor i qytetarëve të Maqedonisë për atdhe sovran u arrit më 8 Shtator të vitit 1991, datë e cila përgjithmonë do të lidhet thellë në historinë dhe vetëdijen tonë. Gjenerata jonë për të katërtin shekull është duke e jetur ëndrrën e shumë veprimtarëve dhe heronjve të Maqedonisë. Ëndërr e cila njëherësh është edhe amanet për gjeneratën tonë dhe gjeneratat e ardhshme për të vazhduar ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si shtet stabil dhe prosperues”, thotë Gruevski në urim.

Shteti ynë në të kaluarën, shton ai, u ballafaqua me sfida të shumta dhe pa dallim nëse kanë qenë më të vogla apo të mëdha për një demokraci të re si e jona, Maqedonia para tyre ka qëndruar drejt dhe u është përgjigjur të gjithave.

“Që në fillim janë kontestuar simbolet tona, himni jonë, flamuri, emri, valuta, armata, policia, u kontestua aftësia e Maqedonisë për të qenë shtet i pavarur dhe i qëndrueshëm. Për këto 25 vite treguam se edhe pse nuk jemi shtet i madh me resurse të shumta, kemi shumë njerëz me zemër të madhe dhe vullnet të pathyeshëm të cilët janë të aftë të ndërtojnë një shoqëri të fuqishme demokratike në shtet të vetin. I përgënjeshtruam të gjithë ata të cilët nuk besuan në idenë për Maqedoninë e pavarur”.