Vazhdojmë së bashku përpara pas fitores së madhe të re në këto zgjedhje. Vazhdojmë me reforma dhe ritëm të fuqishëm në kohën e re historike para nesh të punojmë të bashkuar për interesat e shtetit tonë dhe popullit tonë, për interesat e të gjithë qytetarëve tanë, porositi  lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe bartës i listës në NJZ 4 në mitingun so sontëm qendror të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.

Ai shtoi se zgjedhjet në 11 dhjetor janë fundi i krizës dhe potencoi se së bashku, të bashkuar dhe  koalicionin e bashkuar  të cilin e kryeson VMRO-DPMNE  kundërshton në gjithë atë që ka ndodhur dhe dëshiron përparim.

Dygjuhësia, kanonizimi, spiunimi i shtetit, kriminliteti në nivel lokal dhe shtetëror, premtim i rrejshëm, nënvlerësim i popullit janë tema karakteristike për opozitën.

Sipas tij, populli i Maqedonisë është i vetmi i cili mund t’u dërgojë porosi të qartë dhe ta ndalojë thellimin e krizës.

Ai potencoi se ai vendim ka rëndësi të referendumit dhe se nga ajo çfarë qëndrimi do të merret tani do të varet çfarë ardhmërie do të kenë dhe në çfarë shteti do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë, gjeneratat maqedonase të cilët do të vijnë pas nesh.

Potencoi se ka më shumë se 1001 arsye pse mos të votojnë për opozitën dhe se ata u ofrojnë mbi 500 faqe plot me arsye në programin e tyre pse  të votojnë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin.(MIA)