Lideri i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është takuar sot pasdite me të dërguarin e posaçëm gjerman, Johannes Hajndl.

Në takim, siç informon partia në pushtet janë diskutuar për një numër çështjesh aktuale që kanë të bëjnë me situatën politike në vend, si dhe integrimin në BE dhe aktivitetet e ndërmarra për të përmbushur kriteret e integrimit.

Gruevski e ka njoftuar Hajndll-in se partia e tij është e angazhuar dhe është duke punuar për të tejkaluar sfidat politike, si dhe faktin se sjellja destruktive e opozitës dëmton shtetin dhe aspak nuk shkon në tejkalimin e situatës aktuale.

Ai theksoi se duhet bazë konstruktive e sjelljes së arsyeshme që do të përfitojnë qytetarët e Maqedonisë të cilët dëshirojnë stabilizimin dhe kthimin e prosperitetit dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik.

“VMRO-DPMNE mbetet e përkushtuar në rrugën e reformave dhe progresit”, tha Gruevski.

Ai theksoi se zgjedhjet për VMRO-DPMNE-së janë të pranueshme në çdo afat, por megjithatë nuk do të lejojë që shteti dhe qytetarët përsëri të jenë peng i bisedimeve me kushte të reja, siç ishte kjo në periudhën e kaluar.