Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, ka mbajtur konferencë për shtyp, ku ka folur rreth procesit zgjedhor, përcjell Fol.

Gruevski ka potencuar se këto zgjedhje kanë qenë të manipuluar nga LSDM dhe se për të gjitha parregullsitë do të ankohet tek organet kompetente. Ai më tej ka shtuar se zgjedhjet nuk kanë përfunduar dhe se OBRM-PDUKM mbetet partia më e madhe. Në lidhje se a do të jep dorëheqje, ai ka thënë se pas zgjedhjeve do të bëhen të gjitha analizat. /Fol/