Ish-kryeministri Nikolla Gruevski shumë shpejt mund të mbetet pa 6 truprojet dhe shoferin me makinën zyrtare. Këtë e kërkojnë deputetët e LSDM-së, të cilët kanë dorëzuar në Parlament propozimin për ndryshimin e Ligjit për Qeverisë. Me këtë propozim ata kërkojnë që ish-kryeministrit dhe liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Gruevski ti hiqen këto pjesëtarë të sigurisë dhe kushtet speciale që ka. Shefi i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugarevski ka theksuar se kanë dorëzuar në kohë propozim për ndryshim, por ai akuzoi se kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk po e vë në rend dite“Ne duam që të parandalojmë luksin që e ka Gruevski. Nëse ai ka besimin e popullit, nuk ka nevojë të frikësohet dhe të shëtitet me aq pjesëtarë të sigurimit”, deklaroi Sugarevski. Ligji që i siguron kushte dhe beneficione ish-kryeministrave u miratua në janar të 2013, me ç’rast një kryeministër gëzon kushte sigurie dhe kushte tjera për aq vite sa ka kryer detyrën si kryeministër.