Një grup qensh të barinjve, dje midis orës 9 dhe 11 të mëngjesit, kanë hyrë në stallën e 27 vjeçarit R.A, që gjendet në zonën e fshatit Dobrosht të Tetovës kanë sulmuar 16 dhitë e tij.

Siç njofton policia sipas denoncimit të pronarit të stallës, gjatë sulmit, qentë i kanë mbutyr 7 dhi, 2 më plagë të rënda dhe 5 të tjera më lehtë, dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 60 mijë denarë.

Policia ka kryer ekspertizë të plotë dhe punon për zgjidhjen e rastit