Grupi Rinor “Zgjohu” me datë 12.11.2016 manifestoi përvjetorin e parë të themelimit të saj.

Pas një pike muzikore me piano nga Aulona Zymberi, fjalë përshëndetëse mori kryetari i grupit ”Zgjohu” Arif Limani.
Rrjedha e tribunës u bë me një prezantim të një video ku u treguan në mënyrë kronologjike aktivitetet një vjetore të grupit rinor “Zgjohu”.
Më pas për fjalë rasti iu dha Deniz Memedi-t, aktivist në sektorin civil, i cili thuri fjalë motivuese dhe me peshë për grupin rinor “Zgjohu”.
Për relaksimin e të pranishmëve, Nesrine Duraku recitoi poezin e Migjenit “Kënga e Rinis”.
Pika kryesore e këtij manifestimi ishte tema e shtjelluar nga filologu dhe publicisti Arsim Jonuzi me temë: “Rruga e realizimit të ambicieve”, dhe më pas i’u dha rasti publikut që ti bëjnë pyetje vetë panelistit ose në përgjithësi grupit.
Para përfundimit, studentet në Akademin e artëve Funda Ali – Violiniste, e shoqëruar nga Ariana Jashari intrepetuan një pikë tjetër muzikore.
Në fund, për mysafirët u shtrua një koktell modest.

14956417_407387236317677_2054508927968549827_n
15036759_407387139651020_2512918535810363451_n
15037279_407387152984352_4348859024348061512_n
15037281_407387172984350_8754846236424150204_n
15056334_407387149651019_4851077214449496560_n
 
 
15037138_407387282984339_4792080752115058223_n