Nga: Medai SHAHOLLI

Kryeministri Zajko po dikton peshën e tij në qeverinë e koalicionit duke përgatitur një projekt-ligj për prokurorinë sa për të thënë se ja, bëmë diçka në sistemin e organit të akuzës i cili do ta bëj më efikase prokurorinë në sistemin e kapur të demonkraturës sllavo-maqedonase në MNK.

Ky projekt-ligj do jetë një ligj formal që në kohën kur do kthehet në pushtet VMRO-ja, ky ligj do të shfuqizohet dhe përsëri nga e para duhet rinisur dhe bërë punët nga e para…

Jo zotërinj pushtetarë, socialdemokratë, integristë apo komitë, ligjet nuk bëhen që të nesërmen të shfuqizohen nga një qeveri tjetër, por ato bëhen për t’i shërbyer publikut dhe popujve për një kohë të gjatë.

DUI dhe aleatët e saj i gënjejnë shqiptarët me këto ligje makijazhe kozmetike sepse ligjet bëhen të plotëfuqishme edhe me ndryshime mentaliteti.
Kur bëhet fjalë për respektim të ligjeve duhet patur parasysh respektin dhe trajtimin e kombeve brenda këtij shteti që thotë se respekton të drejtat e popullit të saj.
Nisur nga e drejta ndërkombëtare në bazë të numrit të përgjithshëm përbërjes së popullsisë në NMK, shqiptarët përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së këtij vendi.

Kësisoj, minimumi i së drejtës shqiptare në NMK është barazia e plotë dhe kjo do të thotë ndryshim i kushtetutës, gjë që blloku sllav nuk është i gatshëm të pranojë parimin e barazisë.

Ju së bashku, blloku sllav dhe ai shqiptar miratuat ndryshimet kushtetuese pa i pyetur shqiptarët nëse janë dakord apo jo me statusin e turpshëm të nomadit si bashkësi e shifrave.

Nëse blloku sllavo-maqedon vetëdijësohet se do të ketë një fund për gomerët e DUI-t dhe aletët e saj, që e kanë interesin e përfitimit dhe pasurimit të shpejtë dhe jo të barzisë së plotë, atëherë le të filloni nga respektimi dhe ndryshimi i mentalitetit mbi shëmbjen e manisë së supremacisë ndaj shqiptarëve me ndryshimin e kushtetutës, ku shqiptarët dhe gjuha shqipe do të jenë të barabartë me sllavët si minimum i bashkëjetesës dhe ekzistencës së këtij shteti në ballkan.

Një ditë do të ketë ndërgjegjësim qytetar duke i refuzuar dhe ndëshkuar këto subjekte servile të pushtetit.

Sa më parë të ndodh ky ndërgjegjësim aq më mirë për shqiptarët.