Gruveski ballë për ballë me Zaevin në zgjedhje

VMRO-DPMNE i publikoi listat e kandidatëve për deputetë sonte vonë dhe i dorëzoi në KSHZ, me çka të gjithë pjesmarrësit në zgjedhje e përmbushën obligimin në afatin e paraparë, transmeton FLAKA.info

Surprizë më e madhe është vendimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nga praktika e dreitanishme, të kandidohet në njësinë e katërt zgjedhore ku tanimë është lajmëruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Është koha, së bashku me popullin, ta ballafaqojë Zaevin me realitetin dhe direkt ta fitojë, shkruan në profilin e tij zyrtarë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“…si kandidatë për kryeministër, e prisja te NJZ 1. Nuk redhi. Në vitin 2014-të nuk ishte as në listë. Tani e zgjodhi katërshen. Prandaj unë zgjodha të udhëheq njësin zgjedhore të cilën ai e zgjodhi. Pos asaj që e tërë Maqedonia do të duhet të vendos për kryeministër mes ne dyve, qytetarët te NJZ 4 do të kenë mundësi direkt të zgjedhin mes meje dhe tij. Është koha, së bashku me popullin, ta ballafaqojë me realitetin dhe direkt ta fitojë. Pas gjithçka që ndodhi, ta marr përgjigjen nga populli për atë çka i bëri Maqedonisë”, shkruan Gruevski.