Pep Guardiola pritet të shpenzojë 57 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i bindur se skuadra e tij ka nevojë për përforcime, pavarësisht se po shkëlqen në të gjitha garat.

Lëndim i Gabriel Jesus dhe Vincent Kompany e kanë shtyrë katalonasin të mendojë për transferimin e dy lojtarëve, një sulmuesi dhe një mbrojtësi.

Në sulm preferohet kiliani, Alexis Sanchez, me të cilin kishte punuar gjatë kohës së tij në Barcelonë dhe e njeh shumë mirë.

Ndërsa në mbrojtje në vend të Kompany, Guardiola e dëshiron kapitenin e West Brom, Johny Evans, që në dy vitet e fundit është shndërruar në një nga më të mirët në Premierligë.