Si duket incidentet e shtabeve politike nuk kanë të ndalur edhe pas zgjedhjeve. Sot në mëngjes është gurëzuar shtabi i LSDM-së në fshatin Bardovcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Nga MPB thonë se incidenti ka ndodhur në rrugën 10 numër 3, me gurë ka thyer xhamat e shtabit të LSDM-së.

Policia është duke punuar për sqarimin e rastit dhe gjetjen e kryerësve.

Gjatë fushatës zgjedhore ka patur disa incidente të ngjashme, ku janë thyer disa shtabe të partive politike në Maqedoni. /Telegrafi/