Gjykata Penale pjesërisht ka pranuar propozimet e Prokurorisë për masa kujdesi ndaj Ismet Gurit dhe Ejup Alimit. Ata do të mbeten pa pasaporta, gjegjësisht nuk do të mund ta lëshojnë vendin.

Momentalishtë shtetin mund ta lëshojnë vetëm ata persona të cilët paraprakisht do të nënshkruajnë deklaratë se nuk kthehen disa muaj të ardhshëm, derisa Gurit dhe Alimit këto masa kujdesi do t’u vlejnë deri në hyrjen në fuqi të plotë të aktgjykimit, që nënkupton edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në shtet.

Gjykata Penale hodhi poshtë kërkesën e prokurores Fatime Fetai që Guri dhe Alimi të mos mund të braktisin qytetin ku jetojnë.