Emërimi i ministres së re serbe në Qeverinë e Kosovës, Mirjana Jevtiq, duket se nuk është mirëpritu nga serbët në Serbi.

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje emërimit të Jevtiq në Postin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, në Qeverinë e Kosovës.

Gazeta Alo shkruan se Jevtiq në Facebook shpesh poston fotografi nga jeta e natës me një veshje të papërshtatshme.

Po ashtu ajo portretohet si një person që është e dhënë pas vallëzimit oriental.

“A është kjo politikania për të cilën kanë votuar serbët” shkruan “Alo”.

Emërimi i Jevtiqit në postin e ministres,  erdhi pas shkarkimit të ministrit serb, Ljubmomir Mariq.  /indeksonline.net