Komisioni Evropian do të rekomandojë fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke mbështetur zgjerimin e Bashkimit drejt Ballkanit Perëndimor, tha Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, përcjell Fol.

”Komisioni Evropian së shpejti do të rekomandojë, me gjasë deri në fund të verës që vendet anëtare të hapin negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në periudhën e kaluar dhe prandaj janë të kualifikuar për këtë hap”, tha Hahn në një intervistë me të përditshmen gjermane “DiWalt”, raporton AIM.

Maqedonia dhe Shqipëria duhet të bashkohen me Malin e Zi dhe Serbinë që filluan negociatat e pranimit në vitin 2012, gjegjësisht në vitin 2014 dhe mund të bëheshin anëtarë të Bashkimit më së shpejti në vitin 2025.

KE duhet të njoftojë raportin e përparimit të vendeve kandidate për anëtarësim në BE më 17 prill. /Fol/