Komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahan, ka reaguar pasi liderët e BE-së nuk caktuan datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai thotë se liderët e BE-së nuk i njohën përparimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe shprehet se kjo është zhgënjyese.

“Liderët e BE-së dështuan të përmbushnin përkushtimin e tyre për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është mjaft zhgënjyese. Tani, ata duhet të sqarojnë se sa serioz është përkushtimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor”.

“Falënderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka natën e kaluar për të arritur vendimin e rëndësisë strategjike për BE dhe luftuan për të dërguar një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn në Twitter.