Një banor nga Tetova ka kallzuar ne polici se i janë vjedhur një shumë prej katër mijë urosh dhe stoli ari e argjendi me vlerë prej 10 mijë eurosh.

Sipas qytetarit nga fshati Bogovinë i Tetovës me iniciale F.A., hajduti ka hyrë në shtëpinë e tij me dhunë që nga dera hyrëse, ka kontrolluar në shtëpi për arin, i ka gjetur dhe është larguar.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka njoftuar se po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të vjedhjes.

Ndërkohë, dyshimet e para janë hedhur mbi të njohurit e F.A. pasi vetëm një person i cili ka pasur dijeni për sasinë e floririt dhe shumën e parae, mund të ketë kryer vjedhjen.