Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, i pari ministër shqiptar i Financave pas pavarësisë së Maqedonisë, i ftuar në emisionin “Click Plus”, tha se Edi Rama në Tiranë duheshte ta thërret edhe Zoran Zaevin, dhe jo vetëm liderët e partive politike shqiptare. Si arsye për këtë e ka përmendur faktin ku sipas tij LSDM është partia e dytë që ka fituar më shumë vota shqiptare.

‘Edi Rama, pas Ali Ahmetit duheshte ta thërret Zaevin në Tiranë. Për shkak se ai fitoi 70 mijë vota, edhe pse në këtë nuk besojë, megjithatë, është partia e dytë me më shumë vota të shqiptarëve’, ka thënë Hajredini. /Telegrafi/