Mbështetje e drejtpërdrejtë e VETËVENDOSJES për koalicionin AAA-ASH

Në tubimin e koalicionit ASH-AAA në Strugë, përveç kryetarëve të koalicionit Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, po marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Ish zv/kryeministri Haki Abazi dhe këshilltari i Albin Kurtit nga Tirana Arbër Zaimi erdhën për t’i dhënë përkrahje koalicionit ASH-AAA që ta bëjë ndryshimin e shumëpritur në Maqedoni.

Në fjalën e tij në tubim, Abazi përcolli edhe mesazhin e Albin Kurtit për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

“Ju sjell të fala nga Albin Kurti. Ndryshimin që e nisëm ne me 6 tetor në Kosovë, duhet ta bëni edhe ju më 15 korrik në Maqedoni”, tha ish zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi.