Alili: z. Xhaferi edhe baxhanaku im është i papunë të lus meqë ia din rendin gjeja një punë!

Analisti politik Metali Alili nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka thumbuar kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi, lidhur me skandalin e fundit ku për anëtarë të komisionit antikorupsion ka zgjedhur baxhanakun e tij.

Në shënimin e tij Alili i ka përmendur Talat Xhaferit edhe punësimin e vajzës së tij, kohë më parë në Mepso si dhe heshtjen e tij karshi VMRO-se kur kjo e fundit solli ligjin e branitellave.

Ja edhe teksti i plotë i z Halili:

Kur Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë po vuante nga një regjim totalitar i drejtuar nga tashmë azilanti Nikolla Gruevskit, e gjithë bashkësia ndërkombëtare u çuan në këmbë kundër këtij rregjimi të”klanit familjar” Mijallkov & Gruevski, për ta rrëzuar të njëjtin. Poashtu ishte edhe kjo opozitë e atëhershme, sot në Qeveri në krye me Zoran Zaevin që akuzonte klanin “familjar” me Mijallkovin në krye për nepotizëm, sepse i njëjti kishte zgjedhur baxhanakun e tij gjykatës, ndërsa sot plotë 1vit pas, z Xhaferi shkon në hapat e tij duke na kthyer në kohë !

Nëse dikur në një emisionin debativ të drejtuar nga Muki, ku për mysafirë kishte “Liderin e dalë nga gryka e pushkës ” me fjalimin e tij të famshëm se akoma “ishte në qiell duke u rrotulluar “, vërtet ai atëherë kishte patur të drejtë, meqë vërtet vazhdoni akoma të qëndroj në qiell. Sikur nuk i mjaftonte vetëm vajza në
MEPSO, tani edhe enishten e kishte të vetin dhe atë duhej ta rehatonte. Më kujtohet periudha kur kryeparlamentari sotshëm, i pafuqishëm protestonte karshi Gruevskit në heshtje kundër ligjit të Branitellave.

I nderuar z.Xhaferi!
Si për çudi shumë skandale nepotizmi sillen rreth partisë suaj. Si me ju në rastin konkret si me rektorin e UNT-së me vajzën e tij .

Zoti Xhaferi edhe baxhanaku im është i papunë të lus meqë ia din rendin gjeja një vend. Një humor shqip thotë pa baxhanak as n’deti mos shko… Ju past hajr e jetë miqësia!

SHPËRNDAJE