Të gjitha lehonat që do të lindin gjatë muajit tetor në EPSH Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, Remedika ose One Hospital, në shenjë të muajit për kursim fëmijësh, nga ana e Halkbank dhe Halki do të përfitojnë dhuratë simbolike.

Këtë veprim, Halkbank në bashkëpunim me EPSH Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Akusherisë, Remedika dhe One Hospital e zbaton në drejtim të shpërblimit të prindërve dhe informimit të tyre mbi nevojën për kursim për më të dashurit e tyre që nga mosha e hershme dhe nxitjes së edukimit në lidhje me kursimin.

Kursimet e fëmijëve janë mënyra më e sigurt për prindërit për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe një jetë më të mirë për të dashurit e tyre dhe për të qenë në gjendje, edhe duke lënë mënjanë shuma të vogla depozitash të afatizuara, për të siguruar fonde me të cilët do të përmbushin disa nevoja të fëmijëve të tyre,kur është më e nevojshme.

Kursimi për fëmijë i Halkbank e siguron pikërisht këtë, sepse ofron mundësi afatizimi të fondeve për 25, 36, 45 dhe 60 muaj. Kursimi mund të jetë në denarë ose euro, kurse shuma minimale për depozitën e parë është 1000 denarë, respektivisht 20 euro. Më tej, secili prind, i cili është përfaqësues ligjor i llogarisë së hapur në emër të fëmijës së tij, mund të bëjë pagesa shtesë çdoherë, edhe atë jo vetëm duke vizituar sportelin e bankës, por edhe me anë të debitimit direkt dhe bankingut elektronik.

Normat e interesit te Kursimi për fëmijë janë fikse për tërë periudhën e afatizimit dhe lëvizin nga 1,20 deri në 1,90% në nivel vjetor, varësisht nga periudha e afatizimit, për kursime në denarë,respektivisht 0,70 deri në 1,40% nëse kursehet në euro. Interesi paguhet pas skadimit të afatit të depozitës, varësisht nga kontrata, automatikisht bëhet riafatizimi i fondeve të kursyera.

Prindërit janë më të lumtur kur e dinë se u kanë hapur rrugën një të ardhme të lumtur dhe të sigurt fëmijëve të tyre. Kursimet e fëmijëve janë një hap i vlefshëm që çdo prind duhet të ndërmarrë për fëmijën e tyre dhe ky tetor, si muaji botëror i kursimeve, mund të jetë koha e duhur për ta ndërmarrë atë hap.