E ardhmja e Formula 1 është në dorë të sigurt me pilotë të talentuar si Charles Leclerc e Max Verstappen, rivaliteti i dy mendjemprehtëve që garojnë për skuadra të ndryshme.

Të dy pilotët duan të rrëzojnë nga froni Lewis Hamiltonin dhe Mercedesin, por britaniku është i pathyeshëm.

Ai deklaron se Formula 1 duhet të ndryshojë dhe të bëhet më kompetitive. Tashmë jemi në epokën e Mercedesit pasi ato synojnë të fitojnë titullin e 6 rradhazi. Skuadra e përbërë nga Hamilton dhe Bottas janë 150 pikë larg dyshes së kokkuqes së Ferrarit.

Por pavarësisht dominimit të tyre gjatë këtij sezoni kemi shijuar dhe gara shumë të bukura. Por Hamilton nuk është i kënaqur pasi kërkon një kundërshtar që ta sfidojë.

“Gjatë viteve të fundit skuadra e Red Bull-it ka bërë shumë progres. Ata e kanë çuar shpejtësinë e motori të tyre në një nivel tjetër. Maxi edhe pse është ende i ri ai ka disa vite që garon në Formula 1 dhe ka fituar disa gara”.

Ndërkohë Leclerc nuk krahasohet me Verstappen pasi ai gjendet 49 pikë prapa holandezit. Leclerc ishte shumë pranë fitores së çmimit në Barhain por në xhirot e fundit humbet shumë shpejtësi për shkak të problemeve me motorin duke ia dhuruar garën Lewis Hamiltonit, raporton oranews.

“Për Charles është vetëm sezoni i dytë dhe ai ka bërë shumë përparim, unë e shoh atë që është duke u bërë më i fortë dhe të gjithë po i shohim performancat e tij spektakolare këtë sezon. Është një ndër pilotët nga të cilët duhet të ruhesh”.

Sebastian Vettel është në kërkim të fitores pasi herën e fundit që ngjiti podiumin ishte vitin e kaluar. Për gjermanin shanset më të mira për fitore janë në pistën e Monzas dhe SPA. Ndërsa Mercedesi kërkon ta mbyll sa më shpejt sezonin.