Pas takimit me Johanes Han me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, ky i fundit ndryshoi qëndrimin që kishte për Ligjet e propozuara nga Prokuroria Speciale, duke u “gjunjëzuar” përpara presionit të ashpër ndërkombëtar. Në deklaratën për media, Thaçi tha se PDSH-ja do të përkrahë projekt propozimet të cilat Katica Janeva i kishte dorëzuar në Parlament ku parashihej vazhdimi i mandatit të saj dhe Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, njofton Fol.

Thaçi më tej tha se nuk është e sigurtë nëse do ketë më 11 dhjetor zgjedhje. Por nëse përsëriten manipulimet nga e kaluara ai nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor. “Nëse do të ketë një fakt që vërteton se BDI dhe VMRO – DPMNE, i kanë përsëritur punët e së kaluarës, nuk do i pranojnë zgjedhjet” ka deklaruar Thaçi.

Por ngelën i pa qartë statusi i vet Thaçit, pasi që dihet se edhe ai është njëri nga të dyshuarit e Katica Janevës në lidhje me ndërhyrjen në punën e KSHZ-së, ku sipas video përgjimit të publikuar në “bombat” e opozitës, u dëgjua zëri i Thaçit duke porositur antarin e PDSH-së në KSHZ Bedredin Ibrahimin të veprojë sipas urdhërave të VMRO-së për të prishur disa vendvotime. Ky veprim hapi dilema në opinion se si është e mundur që ti ndihmohet po të njëjtës VMRO, e cila i ofroi shumë vota fiktive BDI-së për të fituar zgjedhjet në kampin politik shqiptar.