Fillimisht duhet pasur zgjedhje korrekte dhe transparente, sipas standardeve ndërkombëtare dhe të formohet qeveri e re, ndërsa më pasi ajo të ballafaqohet me çështjen nëse duhet të vazhdojë mandati për shtrimin e akuzave në Prokurorinë speciale. Këtë mesdazh sot pasdite në konferencë shtypi në Komisioni Evropian e dërgoi komisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, duke u përgjigjur në pyetjen për gjendjen me prokurorinë e drejtuar nga Katica Janeva me qëllim të ballafaqimit me skandalin e përgjimeve.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas Han, ka kohë dhe PPS duhet për momentin të punojë, pasi që më vonë ka nevojë edhe për vlerësim, por e përsëriti se “tani duhet të fokusohemi në zgjedhje dhe në formimin e qeverisë së re, ndërsa më pas të shkojmë drejt hapit të radhës”.

“Një pjesë e marrëveshjes së Përzhinës është kompletuar dhe është zgjidhje gjithëpërfshirëse e skandalit me përgjimet”, theksoi Han.

I pyetur se pse kërkon mbështetje të gjerë për punën e zyrës së Prokurores speciale, edhe pse sipas anketës së fundit të pavarur të opinionit publik në Maqedoni, ajo ka probleme me pavarësinë e saj për arsye se ka punësuar 100 persona në zyrën e saj prej të cilëve 90 për qind janë anëtarë aktual apo ish-anëtarë të LSDM-së opozitare, si dhe se Prokurorja speciale ka shtruar disa akuza të cilat nuk mbajnë aspak dhe si pret nga shoqëria apo nga partitë politike ta mbështesin, Han me përgjgije: “Unë nuk jamë gjykatës dhe nuk dëshiroj të gjykoj për punën e juristëve. Ajo duhet ta bëjë punën e saj dhe më pas të tregojë rezultate korrekte në gjykatën publike dhe gjykata të bëjë gjykimin dhe të sjellë aktgjykimin. Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe profesionale. Definitivisht situata nuk është e lehtë. Prandaj, shpresoj se të gjithë janë përgjegjës për përgjegjësinë e tyre, të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të respektohen midis tyre në kryerjen e detyrës së vet”.

Lidhur me raportin e progresit për Maqedoninë, eurokomisari për negociata për zgjerim theksoi se ai ka investuar shumë nga koha e tij për zgjidhjen e krizës politike afatgjate e cila nuk është zgjidhur akoma.

“Marrëveshja e Përzhinës, veçanërisht zgjedhjet në dhjetor janë mundësi më e gjerë që të tejkalohet e gjithë kjo dhe këtë e presin qytetarët e vendit. Zgjedhje kredibile dhe punë të pavarur të Prokurorisë speciale, si dhe Prioritetet urgjente reformuese janë të rëndësishme. Në bazë të hapave pozitiv të liderëve politik ne jemi të gatshëm ta ruajmë rekomandimin afatgjatë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, me kusht për zgjedhje kredibile dhe zbatimin e plotë të Prioriteteve reformuese urgjente”, theksoi Han.