Ndryshe nga vajrat tradicionale për gatim dhe ushqimeve të tjera, vaji i kokosit rrit konsumin e energjisë së trupit dhe kështu edhe shpërbërjen më të shpejtë të peshës së tepërt, transmeton “Zeri.info”.

Nëse shqetësoheni nga dhjami në stomak ekziston vaji që bën mrekulli dhe shumë lehtë mund të përdoret. Bëhet fjalë për vajin e kokosit, të cilin ekspertët e quajnë superushqim. Ndryshe nga vajrat tradicionale për gatim dhe ushqimeve të tjera, vaji i kokosit rrit konsumin e energjisë së trupit dhe kështu edhe shpërbërjen më të shpejtë të peshës së tepërt.

Megjithatë, në mënyrë që rezultati të jetë shpejt i dukshëm është e rëndësishme që të konsumohen edhe produktet e tjera ushqimore, të cilat nxisin përshpejtimin e metabolizmit. Vaji i kokosit është veçanërisht i dobishëm për shkrirjen e dhjamit në bark. Mjafton që çdo ditë të merrni dy lugë gjelle me vaj kokosi. Sipas një studimi, gratë që për 12 javë (çdo ditë) kanë marrë vaj kokosi kanë reduktuar ndjeshëm vëllimin e belit të tyre.

Përfitime të tjera të vajit nga kokosi: Është i shkëlqyer për pamjen rinore sepse forcon lëkurën dhe i jep asaj gjallëri, shkatërron kandidet, kërpudhat përgjegjëse për shumë infeksione në trup, përmirëson funksionin e gjëndrës tiroide, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vepron si antibakterial.