Një vajzë e vogël është tronditur kur ka hapur frigoreferin për të marrë ujë të ftohtë dhe pa një gjarpër të tipit kobra brenda.

Zvarraniku ishte mbështjellë rreth tenxheres me qumësht dhe familjarët e filmuan një ngjarje të tillë, duke ftuar edhe fqinjët ta shihnin. Gjarpri u largua nga shtëpia nga një njeri pa shkaktuar asnjë incident, dhe thuhej se është ndodhur aty për tu larguar nga i nxehti i zonës.

Ngjarja ka ndodhur në Sircilla të Indisë.