Një diskotekë ‘hallall’ do të hapet së shpejti në Arabinë Saudite.White Dubai do hapet në fundjavë në qytetin bregdetar.

Klubi do jetë i hapur nga e mërkura deri të shtunën nga  22:00 deri në orën 3:00.

Në klub do shërbehen vetëm kokteje jo-alkoolike. 

Ndërsa në Twitter është bërë viral lajmi me  hashtagun në gjuhën arabe #JeddahDisco

Kundërshtarët e kësaj diskoteke kanë shprehur frustrimin në rrjetet sociale duke thënë që nuk pranojnë veprime të ndaluara në plazhin e Jeddah.

Konsumimi ose shitja e pijeve alkoolike është e paligjshme në Arabinë Saudite dhe shkelësit shpesh i nënshtrohen dënimeve të rënda, përfshirë burgimin dhe dëbimin./Ora