Mbrëmë u mbajt koncerti i parë në sallën e re të Filharmonisë së Maqedonisë. Orkestra më e vjetër, pas 73 vitesh që nga formimi i saj, u bë me shtëpi të veten, me dy salla dhe pajisje bashkëkohore.

Por ajo që ra në sy nga ky eveniment, ishte mënyra se si u prit kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Me të hyrë brenda, ai është pritur me duartrokitje, një atmosferë kjo e cila nuk dallonte shumë nga një tubim partiak. Ndërkohë, përveç figurave të VMRO-DPMNE-së, edhepse bëhet fjalë për një eveniment historik për kulturën maqedonse, në sallë nuk pati zyrtarë të partive të tjera.

Ndërtimi i këtij objekti i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014, është ndjekur me një mori debatesh si për nga shtyrja dhe shkelja e afateve, ashtu edhe për nga cilësia akustike e vetë objektit.

https://youtu.be/_ovtObq1Uc8?t=2