Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të Librit i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit e që solemnisht do të hapet sonte.
Panairi i Librit do të jetë i hapur për vizitorët deri më 10 prill nga ora 10:00 deri në orën 20:00.
Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë. Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm në panairin e librit do të jenë edhe botuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, ndërsa Suedia do të prezantohet përmes Ambasadës së saj me stendë për promovimin e letërsisë për fëmijë.
Midis ngjarjeve promovuese do të jetë edhe prezantimi i projekteve nga sfera e integrimeve evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, më 6 prill dhe prezantimi i platformës poetike Versopolis në bashkëpunim me Netët strugane të poezisë.
Risi, sivjet është që pjesa ekspozuese-shitëse e panairit është zgjeruar dhe në sallën e dytë do të prezantohet letërsia për fëmijë dhe të rinj dhe do të ketë kënd edukativ për fëmijë.
Biletat janë me çmim prej 30 denarësh, gjegjësisht 20 denarë për vizita të organizuara ose grupore.