Shkruan Driton NEBIU

Këtyre ditëve ka bërë bujë lajmi se gjoja kandidimi i Bastri Bajramit në listën e LSDM-së qënka mirëpritur nga haraçinasit. Këto lajme me tituj të porositur nuk kërkojnë shumë vëmendje, por për hir të opinionit jashtë Haraçinës, më duhet te sqaroj diçka.
Bastri Bajrami në asnjë moment nuk është mirëpritur nga haraçinasit sepse ky person, haraçinasit i ka parë vetëm si mekanizëm për të arritur qëllimet e tij personale. Bastri Bajrami ka mbi 20 vite që as nuk jeton në Haraçinë. Haraçinasit njëherë menduan se ky njeri do t’u sjellë diçka të mirë. Ata duke menduar se si biznesmen, ky njeri nuk do të keqpërdorte votën e tyre dhe do të punonte për të mirën e tyre, ia dhanë votën dhe e bënë kryetar komune.
Por shumë shpejtë u zhgënjyen. U zhgënjyen sepse Bastri Bajrami nuk realizoi asnjë projekt afatgjatë për banorët e Haraçinës. Edhe pse e premtoi shumë dhe mori besimin me atë premtim, Bastri Bajrami e la Haraçinën pa kanalizim, pa ujësjellës, pa ambulantë e pa çerdhe. Të gjitha i premtoi, asnjërën nuk e filloi.
Banorët e Haraçinës kanë një veti. Ata nuk mashtrohen për së dyti. Ata dinë të dënojnë dhe Bastri Bajramin e dënuan dy herë radhazi. Nuk e votuan për mandat të dytë për kryetar komune e as nuk i dhanë votë për deputet.
Me çka do të vijë të arsyetohet dhe të kërkojë vota prapë tani ky person?
Si do ta arsyetojë mosinteresimin e tij për Haraçinën në gjithë këto vite?
Përse nuk i ka vizituar haraçinasit asnjëherë më prej kur i humbi zgjedhjet?
E tani dëshiron veç për zgjedhje, për interesin e tij personal dhe biznesor, të kërkojë përkrahje nga banorët e Haraçinës.

Po Haraçina nuk është makineri votuese që mund ta komandojë si të dojë Bastria me shokë.
Haraçina nuk e mirëpret e nuk do ta përkrahë në asnjë moment një person, i cili e ka dëshmuar se nuk i bëhet vonë për haraçinasit.
Bastri Bajrami dëshiron të mbrojë veten dhe biznesin e tij, asgjë më shumë.
Por ne, banorët e Haraçinës nuk do të bëhemi shpëtimtarë të biznesit dhe karierës së Bastri Bajramit.
Haraçina ka plotë djem e vajza që mund te japin shumë për të. Ka shpresë. E këtë do ta shihni më 12 Prill.
Bastriat dhe shokët e tij nuk janë të mirëpritur në Haraçinë!