Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovën e presin shumë punë, prandaj ka ftuar qytetarët që dalin në votime, pasi sipas tij vendimi në zgjedhjet e sotme ka peshën për katër vitet e ardhshme.

“Kosovën e presin shumë punë! Nisja fillon me votë! Ky vendimi i sotëm e ka peshën e vet për 4 vjetët e ardhshëm. Ta shfrytëzojmë të gjithë të drejtën dhe të dalim e të votojmë. Sot vendosni vet për fatin e juaj, për fatin e Kosovës! Urime, Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook”.